A do të mbyllen shkollat? Ja si përgjigjet zv.ministrja Rakacolli. Bino: Përgjigjet e testit, brenda 24-72 orëve 0 43

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se momentalisht nuk ka një vendim për mbylljen e shkollave dhe rikthimin e mësimit online.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv.ministrja Rakacolli theksoi se shkollat deri më tani nuk janë rrezik për përhapjen e virusit të rrezikshëm.

“Nëse nuk do të kishim përdorur maskat, shifrat do të ishin më të larta. Në shumicën e rasteve, ata që kanë rezultuar pozitivë, nuk kanë përdorur maskat. Sa i përket shkollave, cdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes pse janë këto shifra. Fatmirësisht na rezulton që në shkolla nuk ka shpërndarje të madhe të infeksionit. Nuk i kemi shkollat vatra të infeksionit. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë. Ne shohim fenomenin dhe kush janë faktorët që kanë cuar në këtë fenomen”, u shpreh Rakacolli.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se do të rritet numri i testeve anti-Covid, si dhe marrja e përgjigjeve, ku në vijim qytetarët do të mund të marrin përgjigjen e tamponit brenda 24-72 orëve.

“Ne synojmë të kemi përgjigjet brenda 24-72 orëve dhe ky do të jetë standardi ynë nga dita e sotme. Do arrijmë që minimumi të testohet 1% e popullatës në muaj. Është tepër e rëndësishme edhe marrja e përgjigjeve. Nuk mund të bëj parashikohe, por e rëndësishme është të matet impakti i këtyre masave. Përgjegjshmëria me parandalimin e Covid-19 është jo vetëm shtetërore, por edhe individuale” u shpreh Bino. / B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 4

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 5

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…