A do të jenë të pranishëm Meghan dhe Harry në funeralin e Princit Philip? 0 29

Ditën e sotme, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror.

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.

Por, a do të jenë të pranishëm Harry dhe Meghan në funeralin e gjyshit të Harry-t, pas largimit të tyre nga Pallati Mbretëror dhe prishjes së marrëdhënieve?

Harry po bën çmos që të jetë pranë familjes në këtë moment. Përsa i përket Meghan Markle, duke qenë se dukesha është shtatzënë, i duhet të këshillohet më parë me mjekun nëse do të jetë i sigurt fluturimi i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dita e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe! Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar 0 16

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Ai shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë andaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

POSTIMI I PLOTË
Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

 

 

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje. ⚖️

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj.
Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit.
Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar!💪

Xhafaj Fb

Aksident i rëndë në Lushnje, makina futet në parakalim dhe përplas të moshuarën që po kalonte rrugën (EMRAT-FOTO) 0 14

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e saj. Ajo është identifikuar si Ganimete Musaku dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ka qenë një mjet tip “Ford”, i drejtuar nga shtetasi Igli Rama ai që ka shkaktuar aksidentin, pasi është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur gruan që ka qenë duke kaluar rrugën.

Pamje nga vendi i aksidentit ne Lushnje