Ja kë duhet ta keni mik sipas horoskopit 0 24

Shenja e horoskopit është jo vetëm diçka që ju bën të dalloni prej të tjerëve, por ju mund të zgjidhni situata të caktuara vetëm duke u bazuar te karakteristikat e gjithsecilit.

Jo më kot kur njihni njerëz të rinj, duhet t’i pyesni për shenjën e tyre të horoskopit sepse kështu do të krijoni një ide se si mund të përshtateni ose jo me ata.

Sigurisht që shenjat e horoskopit nuk kanë një formulë “jetë apo vdekje” që ju duhet patjetër ta ndiqni, por nëse merrni parasysh këshillat e astrologjisë me shumë mundësi do të keni një marrëdhënie më të mirë me të tjerët.

Bazuar te shenjat e horoskopit, ju mund të zgjidhni edhe mikun tuaj më të mirë. Çdo shenjë përputhet në miqësi me një shenjë tjetër më shumë sesa me të tjerat dhe kjo në bazë të karakteristikave.

Miku më i mirë i Dashit: UJORI

Miku më i mirë i Demit: PESHQIT

Miku më i mirë i Binjakëve: LUANI

Miku më i mirë i Gaforres: VIRGJËRESHA

Miku më i mirë i Luanit: BINJAKËT

Miku më i mirë i Peshores: SHIGJETARI

Miku më i mirë i Akrepit: BRICJAPI

Miku më i mirë i Shigjetarit: PESHORJA

Miku më i mirë i Bricjapit: AKREPI

Miku më i mirë i Ujorit: DASHI

Miku më i mirë i Peshqve: DEMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.

Bebe Rexha shfaqet veshur me bikini dhe tregon gjithë krenari trupin e saj 0 6

Disa javë më parë, Bebe Rexha publikoi një video të saj në rrjete sociale, në të cilën shfaqej krejtësisht ntyrale pa asnjë lloj filtri dhe pa grim në fytyrë. Këngëtarja zbuloi se edhe ajo is gjithë njerëzit e thjeshtë ka strija në trup, nuk ka forma perfekte dhe në fytyrë ka shenja lodhjeje.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, shkroi Bebe përkrah videos, duke thyer çdo lloj tabuje për shfaqje të tilla në rrjete sociale.

Ndërkohë së fundmi ajo ka ndarë një tjetër video, ku shfaqet e veshur me bikini dhe tregon si është trupi i saj në realitet. Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje. Këngëtarja ka nxitur kështu të gjithë ndjekësit e saj, që të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment dhe të tregojnë si duken realisht përtej filtrave.

“Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”, ka shkruar Bebe përkrah videos së saj dhe fansave që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.