Skandali me “Për’puthen”, reagojnë Sindi, Shqipja, Ana dhe Ledjana! 0 172

Ditën e djeshme bënë xhiron e rrjetit fotot e bujshme të Teas, konkurrente e “Për’puthen” e cila doli nga programi si çift me Andin, teksa puthej në buzë me një ish-konkurrent të emisionit, Beartin nga Kosova.

Vetëm pak pak ditë pasi dolën si të dashuruar nga “Për’puthen”, Tea dhe Andi tronditën Shqipërinë me të vërtetat e tyre.

Pas konfirmimit të lidhjes së Teas dhe Beartit, Andi plasi bombën e tij nëpërmjet një shkrimi të gjatë në story, ku tregonte se kishte firmosur një kontratë në emision, e cila e kishte detyruar të dilte çift me Tean.

“Pertej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shume politika te tjera te shpifura sic ishte shfrytzimi i imazhit tim ! Kemi rene te gjithe pre e kesaj bote ne pamje te pare te bukur ama kur i vjen fundi kupton qe disa copa letrash te mbajn gojen mbyllur tek familjaret , miqt dhe publikut ! Por jo me tani po flas me ze te larte!”- shprehej Andi ndër të tjera.

Pas Andit erdhi edhe reagimi i Beartit, i cili konfirmoi nëpërmjet një videoje lidhjen e tij me Tean, teksa tregonte se kjo e fundit nuk kishte aspak faj.

“Tea është e pafajshme, Tea është viktima e kësaj situate, dhe jo vetëm ajo. Por më vonë do e mësoni gjithë të vërtetën e kësaj historie, ka rëndësi që gjithçka që është një dashuri e vërtetë, pse jo edhe më e bukura e gjithë dashurive”, është shprehur Bearti ndër të tjera.

Pas këtij skandali kanë reaguar edhe vajzat e emisionit “Për’puthen”, Sindi, Anda dhe Ledjana. Po ashtu edhe ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj, e cila ishte e para që publikoi një foto të Teas dhe Beartit, duke u përpjekur të tregojë të vërtetën e lidhjes së tyre.

Pasi fjalët e Shqipes u vunë në vend, ajo publikoi një story “Thug Life”, foto e cila s’kishte nevojë për shumë koment.

Në InstaStory, Sindi dha mendimin e saj për çiftin Tea-Beart dhe skandalin Tea-Andi.

“Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer.”- shkruan Sindi.

Ndërkohë, Ana Kauri ka preferuar të flasë me fjalët e Dafinës në këngën “Zili zili”, teksa ka publikuar një video të sajën teksa dëgjohet teksti “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall“.Video Player

Gjithashtu, Ledjana e përshkroi me një memes situatën:

Përsa i përket Melisës, ajo është e vetmja që ende nuk ka reaguar. Rikujtojmë se Fationi e paralajmëroi nëpërmjet një postimi në Story se dhe asaj do t’i dilte shumë shpejt e vërteta sheshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 8

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱