623 viktima dhe rreth 33 mijë raste të reja me COVID-19, përkeqësohet sërish situata në Iitali 0 30

Shteti fqinj, Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit në të gjithë territorin kanë vdekur 623 persona dhe janë infektuar 32,961 të tjerë. 

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 42,953 ndërsa numërohen në total 1,028,424 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 372,113 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 3,081 pacientë. /Albeu.com #albaniareport.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 4

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.

“Ma reper se ti është Lori…”/ Mos vallë CAPITAL T sapo thumboi MOZZIK-un?! 0 7

Capital T është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku. Prej vitesh ai ka qenë pjesë e muzikës shqiptare ku i ka dhuruar shumë hite publikut tonë. E siç duket Capital T nuk e ka ndërmend të ndalet dhe pas albumit të fundit, po përgatitet të publikojë projekte të reja për fansat e tij të shumtë.

Trimi ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin e Merion Mjekiqit, “Gjoni Black”, ku përveçse ngriti të gjithë në këmbë me freestyle-t e tij, gjithashtu nuk i shpëtoi as pyetjeve të bëra në lidhje me karrierën e tij dhe raportet me kolegët.

Mirëpo fansave iu bëri përshtypje një pjesë nga “freestyle” i tij, pasi ai shprehet “më reper se ti është Lori”. (minuta 56:05).

Pikërisht kjo pjesë u komentua gjerësisht si një thumb për Mozzik, duke patur parasysh marrëdhënien e këtij të fundit me Loredanën.

Nuk e themi dot me siguri nëse ishte thumb për Mozzik, por ndoshta do e marrim vesh shumë shpejt.