472 raste të reja me Covid në Shqipëri, 13 jetë të humbura 0 22

Vazhdon bilanci tragjik i koronavirusit në vend. Brenda 24 orësh janë regjistruar 13 viktima dhe 472 raste.

Njoftimi i plote

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (25 Mars 2021)
Raste të reja ditore 472
Të shëruar në 24 orë 567
Të shtruar në spitale 340
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2794

Testime totale 542,232
Raste pozitive 122,767
Raste të shëruara 87,760
Raste Aktive 32,823
Humbje jete 2184

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22507
Fier 2602
Durrës 1419
Vlorë 1289
Shkodër 1214
Gjirokastër 1238
Korçë 757
Lezhë 569
Elbasan 429
Kukës 352
Dibër 324
Berat 123

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar jetës! 0 7

Elvana Gjata ka çelur ndryshe nga bashkëpunimi me Pirro Çakon duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, me albumin e parë.

Tani erdhi dhe i dyti dhe Elvana është e kujdesshme ta ndajë suksesin me kompozitorin Pirro Çako i cili kur u duk se u tërhoq nga kompozimi e tekstet e këngëve parpritur si me Parashqevi Simakun iu rikthye frymëzimi me Elvana Gjatën.

Këngëtarja i dedikon një shënim ku thotë:

“Pirro i dashur…

Je nder e krenari i ketij vendi!

Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti !

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”

Ndërkaq nga sonte në Spotify, Amazon, Youtube gjeni albumin e momentit nga kjo dyshe me titullin “Çelu”.

Elvana thotë se gëzimi dhe hareja për jetën ishte lajtmotiv i këtij albimi që e quajtën “Çelu”.

Pandemia nxit sjelljen kursimtare, të pasurit më të pasur, 930 mijë individë me llogari bosh në banka 0 12

Pandemia nxiti sjelljen kursimtare të individëve gjatë 2020-s.

Depozitat u rritën me ritmet më të shpejta të viteve të fundit, por shifrat zyrtare tregojnë se rritjen më të lartë e kanë shënuar depozituesit e mëdhenj, ndërsa numri i kursimtarëve të vegjël është ulur lehtë.

Të dhënat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) të publikuara në raportin vjetor 2020, tregojnë se në total vlera e depozitave të sigurueshme në banka arriti në 1.22 trilionë lekë, me një rritje prej 7.4%, në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga këto 84%, janë depozitat e sigurueshme të individëve.

Në total janë 2.6 milionë depozitues individë, që zotërojnë 1.03 trilionë lekë kursime në banka, por pjesa më e madhe e tyre kanë kursime minimale, apo dhe thjesht një llogari të hapur në bankë, por pa para.

Sipas të shënave të ASD-së, 2.5 milionë individë ose 96.1% e totalit kanë depozita me vlerë më të ulët sesa 2.5 milionë lekë (sa është dhe kufiri maksimal i sigurimit të depozitave). Numri i kursimtarëve të vegjël ra lehtë me 0.3%.

ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një depozituesi cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë. Në këtë numër ka depozitues me balancë zero deri në 100 lekë (minimumi ligjor për kompensim), të cilët në dhjetor 2020 janë 920,736. Pra, rreth 37% e depozituesve që kanë depozita nën 2.5 milionë lekë kanë llogari bosh.

Në total, 2.5 milionë kursimtarët zotërojnë 444 miliardë depozita, ose 43.2% të totalit të kursimeve në banka. Depozitat e kësaj kategorie u rritën me 4.6% në 2020-n.

Në të kundërt, janë 101 mijë individë, ose 3.9% e totali të individëve, që zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Në total kursimet e tyre ishin 585 miliardë lekë, ose 56.8% e totalit, nga 56.5%, që ishte pesha e depozituesve në vitin përpara pandemisë. Depozitat e kësaj kategorie u rritën me 34 mld lekë, ose 6.2%, me ritme më të larta sesa kursimet e 2.5 milionë individëve (që u shtuan në total me 20 mld lekë).

ASD thekson në raport se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme të pandemisë, parametrat e funksionimit të sistemit bankar dhe financiar mbetën të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm përgjatë vitit në raportim. Kjo qëndrueshmëri dëshmohet nga ecuria pozitive e depozitave në sistemin bankar dhe atë të shkk-ve. Depozitat gjatë vitit 2020 njohën një rritje përkatësisht prej 7,8% në sistemin bankar dhe pothuajse 6% në shoqëritë e kursim kreditit.

 

95.3% e depozitave janë të siguruara

Sipas ASD-së, vlera e depozitave të sigurueshme në banka që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,226 miliard lekë, çka përfaqëson 95.3% të totalit të depozitave. Depozitat e sigurueshme të individëve zënë peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme, konkretisht rreth84 % të tyre, ndërkohë që 16 % janë depozita të sigurueshme të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Depozitat e sigurueshme në lekë, në fund të dhjetorit 2020, zënë 49.4% të totalit të depozitave të sigurueshme, ndjekur nga depozitat në euro me 43.8%, dhe depozitat në USD 4.9%, duke ruajtur raporte të përafërta me një vit më parë.

Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Gjatë vitit 2020, ecuria e depozitave të sigurueshme të individëve sipas nivelit të mbulimit ka qenë në të dyja kahet, pozitive dhe negative. Krahasuar me fundin e vitit 2019, depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë janë rritur me 4.5%, ndërsa depozitat me shuma mbi nivelin e mbulimit janë rritur me 34 mld lekë ose 6.2%.

/Monitor