
Sot bëhen 42 ditë nga greva e urisë, e nisur në Ballsh fillimisht nga naftëtarët burra e më pas nga gratë naftëtare. Ata kërkojnë pagat e prapambetura të cilat i kanë fituar dhe me gjyq, si dhe rifillimin e punës në rafineri.
Mësohet se sot në Ballsh do të shkojë kryeministri Rama. Pas shumë kërkesave si nga ana e naftëtarëve por dhe vetë kryeministrit, i cili shprehej se nëse ata ndërprisnin grevën ai do shkonte personalisht pranë tyre, kryeministri dhe një përfaqësi e grevistëve do takohen.
Pasditen e sotme në orën 18.00, Rama ddo të jetë në qytetin e Ballshit, vetëm pasi gratë naftëtare kanë lënë grevën.
Kujtojmë se, dje kryeministri ka shkruar se naftëtarët kanë vendosur të mbyllin grevën. “Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkroi Rama dje. /NewsBomb #albaniareport_al