Humbi 11 kilogram për rolin e ri, George Clooney përfundon në spital 0 47

Aktori i njohur George Clooney ka përfunduar në spital me dhimbje të forta në stomak.

Aktori u diagnodtifikua me një problem serioz në pankreas dhe duhet të qëndrojë disa ditë në spital.

Clooney ka humbur gati 11 kilogramë pasi do të xhiro një film të ri, ku do të shfaqet në rol si një i mbijetuar i një katastrofe globale.

Aktori është shprehur se dieta që ka përdorur për të humbur shpejt kilogramët ka ndikuar negativish në shëndetin e tij.

“Mendoj se po përpiqesha më shumë seç duhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time”, ka thënë aktori.

 

george-clooney-midnight-sky.jpg
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(NewsBomb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 7

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 8

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.