
Kleandra Muxhaj është 20 vjeçarja nga fshati Zhulat i Gjirokastrës që ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në maternitetin e këtij qyteti.
E reja shtatzënë, është paraqitur në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe me dhimbje të forta në bark, në muajin e nëntë. Sipas familjarëve, vajza e tyre është futur në operacion dhe mjekët i kanë njoftuar se lindja kishte shkuar mirë, dhe se nëna e foshnja gëzonin shëndet të plotë.
Te qetë nga ky lajm, familjarët shkojnë në shtëpi, ku pas disa orësh njoftohen se vajza e tyre kishte shfaqur komplikacione dhe ishte në gjendje të rëndë. Kur kanë shkuar në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës, familjarët e Kleandra Muxhajt kanë marrë lajmin e kobshëm se 20 vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë, mjekët e maternitetit janë shprehur se foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës dhe kjo i ka shkaktuar asaj probleme e dhimbje. Për këtë rast po pritet dhe për ekstertizën mjeko-ligjore e cila do të nxjerr saktë shkakun e vdekjes.
Familjarët e Kleandra Muxhajt kanë akuzuar mjekët për neglizhencë. “Na e morën më qafë vajzën e vetme”, janë shprehur ata.
“Më tha doktori si i ka dhimbjet. Më tha ma sill. E solla i bëra ekon. Më tha ka fëmijën keq, kokën këtej këmbët këtej. Na tha doli me sukses dhe bebi dhe nusja. Bebi është 2 kg e gjysmë. Lindi në orën 22:00. I mora qumështin e bebit. E takova vajzën. U fut edhe kunati i nuses djali tjetër. Iku doktori dhe e lamë për nesër që ta shohim. Më morën në 4 e gjysmë të mëngjesit.
Erdha këtu e kishin futur vajzën në operacion. Na thanë infermieret që vajza është mirë. Kur erdha unë këtu nusja kishte mbaruar. Bebi është brenda. Ka ardhur mamaja e vazjës që i vdiq vajza 20-vjeçe i thanë largohu se na bën zhurmë. I dhashë 5 mijë lekë, aman na bëj kujdes se lehone. Infermierja na tha nuk duheshin që sot këto që keni blerë ju pasi na vuri t’i blejmë. Po bëhet ekspertiza dhe e cakton Tirana. Na erdhën na thanë që vajza mund të ketë infeksion në gjak por vajza i ka bërë të gjitha analizat. Mjeku na tha në fillim që i ka parametrat në rregull pastaj u shpreh se kishte hemorragji. Tani do i hedhim në gjyq. Kemi paditur stafin e spitalit.
I kam marrë të gjitha ilaçet që thoshte mjeku. Kemi shumë frikë dhe na tha se vajza mund të ketë qenë me COVID. Vajza nuk ka pasur asnjë shenjë infektimi. Kjo është shëndetësia që reklamon Ogerta Manastirliu. Nëse mjekët nuk janë për këtë punë të lënë punën”, është shprehur vjehrra e saj./NewsBomb