Do mbyllemi sërish? Zv.ministrja Rakacolli paralajmëron: Jemi afër vijës së kuqe! Do shtrëngojmë masat nëse… 0 239

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, foli për mundësinë e rikthimit të masave shtrënguese në vend.

Ajo tha se nuk duhet t’i referohemi shembujve të vendeve të tjera, por të monitorojmë ditë pas dite atë çfarë ndodh brenda vendit, duke shtuar se Shqipëria është shumë pranë vijës së kuqe dhe se ekspertët do të detyrohet të propozojnë masa shtrënguese, pa i specifikaur ato.

“Shifrat jepen çdo ditë, njerëzit i ndjekin. Dje shënuam një numër rekord të të infektuarve ashtu si edhe numri i të shtruarve në spitale. Kjo është një situatë e parashikuar. Kjo po ndodh në mbarë globin. Është një ecuri normale e epidemisë. Numrat janë në rritje, fatmirësisht jo me atë shpejtësi si në Itali, Francë e Spanjë, por kjo tendenca e rritjes vazhdon të na bëjë të jemi të kujdsshëm për marrjen e masave.

Mbyllja varet nga vetë ne. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, vetëm ashtu mund ta mundim këtë virus.

E vetmja mënyrë për ta frenuar Covid është parandalimi. Ashtu siç u propozua që universitetet të funksionojnë on line, ashtu po vlerësojmë në dinamikë edhe masa të tjera. Masat s’kanë lidhje me çfarë kanë bërë vendet e tjera, duhet mendouar globalisht dhe vepruar lokalisht. Duke parë situatën tonë, propozojmë edhe masa të tjera që mund të jenë kufizuese. Jemi shumë pranë vijës së kuqe! Nuk ka gjë të prerë. Askush nuk e thotë tani se çfarë veprimi do ndërmerret, do analizohen të gjitha faktorët”,- tha Rakacolli.

Sa për vendet nëpër spitale, Rakacolli tha se ato nuk janë ezauruar komplet.

“Jo, nuk janë ezauruar komplet. Kemi 550 shtretër vetëm për covid në Tiranë. Ne duam të bëjmë një menaxhim sa më të mirë të kapaciteve ndaj edhe e bëjmë hapjen e spitaleve me plan. Kur të mbushet i treti, shpresojmë që jo, hapet 4”,- vijoi ajo. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.