11 vite bashkë, si një përjetësi! Emina Cunmulaj uron bashkëshortin me fjalët më emocionuese 0 15

rej kohësh, modelja e njohur Emina Çunmulaj jeton në Amerikë me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Megjithëse larg vendit, ajo qëndron gjithmonë në kontakt me fansat e shumtë në Instagram, me të cilët ndan momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në rrjete sociale, Emina shfaqet gjithmonë pa filtra dhe përveç gëzimeve, ka ndarë herë pas here me publikun edhe momentet e saj të dobësisë.

Mirëpo ky i fundit është një moment tepër i bukur dhe emocionues për modelen, e cila s’e ka mbajtur dot gëzimin vetëm për vete.

Me fjalët më të ndjera, ajo ka uruar bashkëshortin Sam Nazarian për 11 vitet e kaluara së bashku, të cilat i duken si një përjetësi.

“11 vjet dhe vazhdojmë fuqishëm”
E dija natën kur të takova se do të ishe babai i fëmijëve të mi dhe partneri im i jetës.
Zoti e di çfarë kemi kaluar. Kohë të shkëlqyera, kohë të vështira, kohë të lumtura dhe të trishtuara. Tani ne jemi të bekuar me 2 vajza dhe një jetë përpara për të vazhduar të rritemi, të mësojmë dhe të qëndrojmë gjithmonë të lidhur me familjen që kemi ndërtuar.
Unë të dua deri në hënë dhe mbrapsht … (dhe po ndonjëherë mendoj se mund të të vras, si rastet kur mendon se duke marrë 1 pjatë do të thotë se ke pastruar pas darkës)
Gëzuar 11 vjet i dashur… është zyrtare … ne kaluam një dekadë dhe jemi gati për shumë më tepër”- janë fjalët e ëmbla të Eminës në postim./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Luana Vjollca bën një ndryshim të vogël në look, por duket shumë ndryshe nga më parë 0 7

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit. Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij. Dy të ftuarit e mbrëmjejes së nesërme, Dontai dhe Kaoruy, që janë një çift vlogger të njohur, kanë publikuar në Intagramin e tyre një foto përkrah Luanës.

Në imazhin që ata kanë publikuar, Luana shihet me flokë të prera me balluke, që i japin një pamje komplet tjetër. Pavarësisht se është një ndryshim i vogël, këto balluket  e prera drejt i ndryshojnë gjithë “look”-un moderatores dhe sërish ajo duket shumë bukur.

Mesa duket balluket e prera drejt do të jenë trend i këtij viti, pasi edhe Jonida Vokshi bëri të njëjtin ndryshim ditën e djeshme. Ndërkohë vetë Luana nuk ka publikuar asnjë foto me pamjen e re, sepse siç duket dëshiron t’ua lërë si surprizë fansave të saj.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vjollca zbuloi se “Shiko kush luan” po i vjen fundi, sepse emsiioni pritet të finalizohet në 30 janar.iconstyle

Pas Andit largohet edhe Tea nga ‘Për’puthen’! Zbulohet VENDIMI i papritur i Teas! 0 11

Andi papritur ka vendosur të mos bëhet pjesë e “Përputhen” prej disa ditësh dhe ndonëse fillimisht u tha se arsyeja ishte shëndetësore, dje moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora. Ndërkohë Tea tregoi se ai ka hatërmbetje me produksionin.

Tani të gjithë janë kuriozë nëse Tea do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit nëse Andi nuk rikthehet. Ajo duket se e ka marrë një vendim dhe e tregon përmes postimit të fundit në Instastory.

“Nëse nuk vjen Andi a do dalësh nga Përputhen?”, e pyet një fans. “Sigurisht që po”, përgjigjet Tea.

-640-0-60006023a0d6b.jpg