‘Duke u relaksuar me ‘zemrën’ time …’ Luana Vjollca na zbulon se ç’bëhet brenda shtëpisë së saj! 0 30

Po bëhet pak kohë që nuk e shohim në ekran, por Luana Vjollca pas suksesit me “Shiko Kush LUAN” ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, ku na “ngacmon” hera herës me postimet e saj.

Në median online së fundmi u përhap me shpejtësi lajmi se Luana Vjollca do të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor dhe me bashkëpunime mjaft intersante dhe po përflitet një bashkëpunim mes saj dhe këngëtarit mjaft të pëlqyer, Yll Limanit. Ne mezi po presim të shijojmë HIT-et e Luanës, por pyetja jonë është KUR do e shijojmë?!

Përgjigjen e presim nga vetë Luana, por pak më parë ajo na ka zbuluar se në shtëpinë e saj nuk mungojnë mikrofonat dhe me siguri gjendet edhe ndonje studio, por thuaj kush e ka parë? Mirë që mësuam edhe kaq, pasi Luana është hermetike përsa i përket jetës private dhe shumë mirë bën në fund të fundit se ndaj quhet jetë private.

Kujtojmë se “showgirl”-i i njohur ka udhëtuar këto kohë drejt Prishtinës, për të punuar këngët e reja të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“A e kishe zëvendësuar Keisin?” I bëjnë pyetjen e sikletshme, Stresi i përgjigjet publikisht: Jeta kështu e ka… 0 5

Reperi i njohur Stresi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk kanë munguar pyetjet rreth Keisit. Ndonëse dyshja janë ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë komunikim me njëri-tjetrin.

“A e kishe zëvendësuar Keisin?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit, të cilit i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka theksuar se do t’i jetë mirënjohës përjetë ish-partneres, duke bërë të ditur që askush nuk mund të zërë vendin e saj e duke vendosur kështu pikat mbi “i” për këtë histori.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.

-640-0-6098e0c3ccd85.png

Bebe Rexha tregon më në fund pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin prej vitesh 0 5

Bebe Rexha ka ndarë detaje rreth konfliktit midis Rita Orës dhe Dua Lipës – i cili ka bërë që mos t’i shohim të treja në një bashkëpunim.

Para disa kohësh, Bebe Rexha shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo gjë nuk ndodhi dhe shkaku ishte ky konflikt.

Bebe ka folur për The Sun: “Unë kam provuar t’i rregulloj gjërat mes tyre. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqe-ruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku.”

Ajo gjithashtu tha se arsyeja e këtij konflikti mund të jetë konkurrenca që i vendosë përballë njëra-tjetrës në industrinë e muzikës.

Marrëdhënia e tyre është përkeqësuar aq shumë, saqë edhe në evente ato e shmangin sa të munden përballjen me njëra-tjetrën.