’10 ditë pasi u puthe me Anën, joshe Melisën’/ Arjani i kthehet Atdheut: ‘Je aktor i dështuar, takimi më ngjalli NEVERI’ 0 50

“Je një aktor i dështuar, Melisa është viktima në këtë takim”, kështu u shpreh opinionisti Arjan Konomi sa i takon takimit mes Melisës dhe Atdheut.

Më tej, Arjani shtoi:

“Takimi më pa sens, më budallallëqe, me fjalë koti. Më ngjalli një neveri për shumë arsye që janë të lidhura me një çështje. E shoh neverinë te Atdheu, nuk prisja që nga ai 10 ditë pasi u puth të kishte të njëjtën sjellje me një vajzë tjetër. Të kam vlerësuar që në fillim dhe në raste të tjera. Atë ditë puthjen që bëre me Anën më pëlqeu shumë, por kur vendose të qëndroje në program, dakord e gëlltita. Por nuk të shkon një javë pas një puthje lamtumire, të dalësh me një vajzë tjetër, ta ngacmosh, ta joshësh, ta provokosh. Kur ke heshtur të kemi vlerësuar më tepër, ose ishte fallco atje ose është fallco këtu”.

baf1c921-47cd-4779-9f85-10d74cdf2be5-1.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aloe Vera, si ta përdorni për të ulur kolesterolin dhe yndyrnat në gjak 0 8

Aloe Vera është një bimë shumë e përhapur kudo në botë. Në një rast apo në një tjetër të gjithë e keni ndeshur këtë bimë. Ajo është pëdorur për shekujt të tërë për të kuruar probleme të shumta shëndetësore.

Xheli që gjendet brenda degëve të bimës përdoret për të trajtuar problemet e lëkurës, plagët, djegiet dhe infeksionet. Por nëse përdoret si pije ajo ka ndikimin e saj pozitiv për tretjen dhe veshkat.

Së fundmi janë sugjeruar disa efekte të tjera të aloes për trupin e njeriut; pikërisht ulja e kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve.

Aloe Vera dhe niveli i triglicerideve
Shumë studime sugjerojnë se aloe vera ka një ndikim tek niveli i triglicerideve në gjak, por sekreti qëndron tek mënyra e përgatitjes së saj dhe gjetjes së dozës së duhur.

Lexoni këtu për mënyrën e përgatitjes së ujit të Aloes.

10 gr është i mjaftueshëm nëse e konsumoni shpesh, por në raste sëmundjesh doza është më e lartë.

Po ashtu mund të merrni ekstrakte të Aloe Veras nga 100 deri 1000 mg në ditë sipas këshillës së mjekut.

Përdoreni për një periudhë tre javë deri tre muaj në varësi të efektit që ju duhet.

Si e bën efektin e saj?
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, ekspertët thonë me bindje është se efekti i saj lidhet me fitosterolin.

Kjo substancë është shumë e rëndësishme pasi duke bashkëpunuar me glukomanin e aloe verës arrijnë të ndikojnë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve.

A duhet të përdorni ekstraktin e aloes?
Në disa raste përdorimi i ekstraktit të aloe verës shkakton diare dhe dhimbje barku.

Prandaj është e këshillueshme që nëse vendosni për ta konsumuar të vëzhgoni mënyrën si reagon trupi juaj.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti që para se të nisni konsumimin e saj të këshillohuni me mjekun tuaj.

U tha se është bërë nënë për herë të parë në fshehtësi, Aurela Hoxha bën reagimin që s’pritej! 0 11

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë një muaj më parë dhe e ka mbajtur lajmin sekret. U tha se ajo dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë por kanë vendosur ta mbajnë sekret lajmin. Nëse do vëzhgonim rrjetet e saj sociale, asgjë nuk ka ndryshuar. Aurela ka postuar edhe foto me bikini së fundmi ku bie në sy barku i sheshtë dhe trupi super në formë.

Pasi lajmi u bë kryefjalë në media ka ardhur edhe reagimi i Aurelës, e cila ka postuar në Instastory një selfie para pasqyrës. Në postimin në fjalë shihet edhe data e realizimit të fotës, e cila është shkrepur ditën e sotme dhe ashtu si në fotot e tjera, format e saj trupore nuk lënë të kuptohet se sapo është bërë nënë. Nuk dihet nëse u është rikthyer formave trupore të mëparshme menjëherë pas lindjes, apo këto zëra nuk janë të vërteta, e na mbetet të presim deri në konfirmimin ose mohimin e lajmeve nga vetë Aurela.

IMG-20210615-WA0019.jpg