1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Capital T nderohet me një dekoratë për ndihmën e tij 0 23

Capital T ishte një ndër personazhet e shumtë që ofroi ndihmën e tij vitin e shkuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Brenda një kohe shumë të shkurtër reperi strehoi mbi 200 persona në Kosovë, të cilin mbetën të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave të tyre. Të gjithë personave që i ndihmoi për strehim, Capital T ju hoqi edhe çdo shpenzim tjetër që ju duhej për jetesën e tyre. Gjithashtu ai shpërndau pako të shumta me ushqime për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Thumanës.

Duke qenë se ai shfaqi anën e tij më humane gjatë atyre ditëve shumë të vështira, Capital T është nderuar së fundmi me një dekoratë nga bashkia e Shijakut. Këngëtari ka treguar se ka marrë dekoratën nga kryetari i bashkisë, Elton Arbana, të cilin e ka falenderuar publikisht për respektin.

“Termeti i fundit ne Shqiperi ishte nder katastrofat natyrore me te medha dhe me vdekjeprures ne vendin tone dhe te gjithe ne dham kontributin maksimal me cfar kishim mundesi, nder ta isha edhe une me c’rast bashkia me e prekur ajo e Shijakut me nderoi me dekorate, shfrytezoj rastin te falenderoj kryetarin e bashkise @eltonarbana per respektin dhe ta uroj per punen e mrekullueshme”, ka shkruar reperi përkrah fotos me kryetarin Arbana./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kiara Tito festoi ditëlindjen dhe në festë nuk mungonte as Butrinti! 0 5

Moderatorja Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj. Kiara kishte organizuar një festë ku kishte mbledhur miqtë e njerëzit e saj më të dashur, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer.

Në sfond është kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur.

-640-0-600730dd502b9.jpg

Moderatorja dukej shumë seksi me një fustan me dekolte të hapur e që i nxirrte linjat trupore.

 

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri