
20 vjeçari Erisjon Mema ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika me një person tjetër në Kamëz.
Paraprakisht bëhet me dije se sherri ka ndodhur gjatë natës në Kamëz, ndërsa në kërkim është shpallur 19 vjeçari Arbër Tafhasi, pasi gjatë konfliktit me 20 vjeçarin e plagosur, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë.
Pas një konflikti banal që ka pasur me Erisjon Memën, 19 vjeçari i ka zënë pritë atij pranë shtëpisë dhe e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.Sipas mjekëve, i plagossur është jashtë rrezikut për jetën por ka plagë të shumta. Menjëherë pas sherrit, Arbër Tafhasi është larguar nga vendngjarje dhe Policia e ka shpallur në kërkim. /Newsbomb #albaniareport_al