Gjatë viteve midis 2014 dhe 2017, mund të keni qene shumë të shqetësuar për paratë. Gjatë këtyre viteve ju e pritët Saturnin ne shtëpinë tuaj të tetë, kështuqë mund të keni frikë që tashmë nuk keni mjaftueshëm para të ruajtura për të dalë në pension një ditë.
Ndoshta mund të keni pasur një faturë të madhe tatimore që nuk mundët ta paguani tërësisht. Nëse jeni divorcuar këto kohë, mund të mos keni qene të kënaqur me zgjidhjen perfundimtare.
Nëse do të kishit qene të kënaqur, nuk do të kishit mundur të grumbulloni shumën që ju detyroheni. Ose mund të keni luftuar për të paguar nje hipotekë, një kredi studentore, apo një detyrim tjetër.
Gjatë kësaj periudhe të errët, nëse keni punuar në sektorin e shitjeve, komisioneve apo keni marrë para nga një marrëveshje license ose klientë, keni kuptuar që të ardhurat po ju vijnë shumë ngadalë.
Kjo ka ndodhur atëhere, por tani po flasim për të tashmen.
Saturni u largua nga sektori juaj i financave më 23 dhjetor 2017, dhe tashmë juve ju duhet një ndërhyrje e fuqishme për të bërë të dukshëm këtë ndryshim. Dhe tani e keni këtë, pasi ky muaj do të ndryshojë situatën e zymtë të parave tuaja duke e shndëruar në të lumtur e të ndritur.
Më 8 nëntor, Jupiteri, dhuruesi i fatit dhe dhuratave, po shkon në të njëtin vend me Diellin që ju kishte dhënë hidhërim nga Saturni. Tashmë paratë do të vijnë me bollëk tek ju, nga përpjekjet tuaja deri tani mbase, apo nga një rritje e biznesit apo nga shtimi i klienteve nese jeni në sektorin e shitjeve.
Nese shkruani libra, tani mund te fitoni te ardhura te mira prej tyre. Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet.
Një ndikim tjetër mund të jetë në fushën e partneritetit. Mund të angazhoheni me dike ose të martoheni së shpejti. Nëse tashmë jeni martuar, tani mund të zgjidhni një objektiv të ri për të punuar së bashku, p.sh., mund të kurseni për të blerë një shtëpi, për të bërë udhëtimin e jetës tuaj, për të lindur një fëmijë, etj. Mund të realizoni edhe ide investimesh për të rritur kursimet tuaja. Një mik mund t`iu frymëzojë me një qëllim të jashtëzakonshëm që kurrë nuk keni menduar për trajtimin dhe kjo vlen falë dridhjeve të ëmbla të Neptunit në hënën e re.
Si rezultat i hënës së re, më 7 nëntor, nëse nuk po mendoni për një partner romantik ose për jetën tuaj private me fëmijët, mund të përdorni energjinë e këtij hobi të ri për të hartuar dokumente zyrtare, apo për të ftuar në bashkëpunim një ortak në mënyrë që të sjellë më shumë të radhura për ju.
Gjithsesi midis datave 16 nentor dhe 6 dhjetor mos nënshkruani pasi Mërkuri do të tërhiqet. Prisni pas 6 dhjetorit.
Venusi, udhëheqësi juaj do të jetë i tërhequr deri më 16 nëntor, një pengesë nga muaji i kaluar, por ju ndërkohë mund të bëni hulumtime ende pa i gëdhendur premtimet tuaja në gur.
Kjo vlen për marrëdhëniet romantike ose biznesi, sepse Venusi rregullon dashurinë, bukurinë dhe biznesin, fitimet.
Duke pasur mbingarkesë të planetit sundues, ju nuk keni mbështetjen që ju jeni mësuar për të marrë nga të tjerët, dhe mund të jeni të habitur nga pse duhet të punoni kaq shumë për të arritur qëllimet tuaja. Deri në dhjetor, dhe sigurisht në janar, gjërat do të shkojnë në vendin e tyre.
Mos planifikoni ndërhyje estetike që kanë të bëjnë me pamjen tuaj këtë muaj. Është mirë të presësh pas datës 6 dhjetor.
Këtë muaj mund të flisni dhe të krijoni një dosje me kërkime tuaja, por prisni të veproni në muajin e ardhshëm ose në vitin 2019.
Pra, nëse doni të angazhoheni, bëheni këtë për festa në fund të vitit ose në janar. Për momentin, përmbahuni nga shpallja publike të datës suaj të dasmës dhe vononi blerjen e unazës. Ky është një muaj për të folur, por jo për të vepruar.
Pershtatur nga N.B