Që në fillim të muajt do të keni në mendje financat tuaja. Urani do të kundërshtoje drejtpërdrejt Mërkurin në Shtëpinë e të Ardhurave më 10 tetor, kështu që një shpenzim i papritur mund t`iu tronditë pak. Do të vini re që në karrierë do të hasni pengesa, por vetëm përkohësisht. Nuk keni nevojë që të shqetësoheni, pasi Hëna e Re më 8 tetor do t`iu ndihmojë të gjeni burime të reja të të ardhurave.
Qëndroni të gatshëm për të bindur një Person të Rëndësishëm për vlerën tuaj ose për pagën që kërkoni. Nëse jeni i vetëpunësuar, biznesi do të ecë mirë, edhe pse të ardhurat mund të mbërrijë pak vonë,
Një datë që duhet te shmangni është 10 tetori, kur Mërkuri dhe Urani do të jeni në kundërshtim në 180 gradë. Mërkuri do të jetë shumë aktiv dhe do t`iu befasojë minutë pas minute. Kjo ditë mund të jetë e dobishme për ide kreative, por mos nënshkruani asnjë dokument ose mos nisni iniciativa të mëdha. Kjo është një ditë që mund t’ju shqetësojë për diçka, ndoshta për para ose një udhëtim që nuk shkoi mirë.
Meqë po flasim për udhëtimet. Mund të keni mundësinë të udhëtoni gjatë 24 tetorit. Nëse shkoni me partnerin, sigurohuni që të gjeni vende të bukura dhe luksoze, por tregohuni të zgjuar me motin pasi mund të hasni vështirësi.
Nëse keni nevojë për udhëtime biznesi, planifikojini rreth 29 tetorit. Nëse do të takoni një klient, përgatituni mirë pasi ai do të ketë shumë pyetje për çështje të ndryshme. Por nëse jeni ju klienti, do të jeni të kënaqur m marrëveshjen që do të arrini.
Venusi në prapavijë do të ketë ndikime të ndryshme tek ju. Së pari, tek pagesat që mund të shtyhen, nuk do të arrini miratime për një kredi, do të hasni vështirësi për të aplikuar për studime universitare etj. Së dyti, do të ndikojë në pamjen tuaj. Nuk të bëni ndryshime rrënjësore në pamjen tuaj deri më 6 Dhjetor. Planifikoni të blini dhurata. Romanca do të jetë shumë e mirë nga data 6 dhjetor dhe përgjatë Janarit. Në muajt në vijim do të merrni ftesa për të shkuar nëpër festa, ku do të argëtoheni pa fund.