Në mes të ditës, grabitësi ka arritur të grabisë një karburant në Fier.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një karburant në Fier, në lagjen numër 8.
Burime nga policia bëjnë me dije se forcat e sigurisë janë në ndjekje të autorit.
Nga raportimet e para mësohet se autori ka marrë xhiron ditore të këtij subjekti.
Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në lagjen “8 shkurti”, një person ende i pa identifikuar i ka marrë lekët e xhiros rojes së një karburanti. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu