Sezoni 2018-2019 i UEFA Champions League ka sjellur disa prej përballjeve më të mira, përfshirë disa grupe që konsiderohen si të çmendura.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të zhvillohen më 18 dhe 19 shtator me pesë rrethe tjera që do të pasojnë.
Datat e raundeve të UEFA Champions League:
Raundi 1: 18-19 shtator
Raundi 2: 2-3 tetor
Raundi 3: 23-24 tetor
Raundi 4: 6-7 nëntor
Raundi 5: 27-28 nëntor
Raundi 6: 11-12 dhjetor
Grupi H sheh disa rrikthime në këto përballje, ku dy herë do të përballen United dhe Juventus, dy prej klubeve më me traditë.
Ronaldo do të kthehet në Old Trafford, ku ai u ngrit si një prej më të mirëve në botë, kurse Paul Pogba do të kthehet në shtëpinë e vjetër në Torino.
Edhe Grupi C mund të konsiderohet mjaft i vështirë, Liverpooli do të ketë rrugë të vështirë përrkah PSG-së dhe Napolit.
Lehtë nuk do ta ketë as Barcelona që ka vështirë ndaj Tottenhamit që është përmirësuar dhe dy skuadrave të rikthyera si Interi dhe PSV që kanë shpresa të mëdha për sezonin.
City është favorit në Grupin F mjaft të balancuar, ku Shakhtari, Lyoni dhe Hoffenheimi do të luftojnë për kualifikim.
Grupi A është i paketuar me ekipe që luftojnë pas rindërtimit të klubeve të tyre, si Atletico, Dortmund dhe Monaco e Club Brugge.
Për dallim nga vitet e kaluara, për herë të parë ndeshjet e UEFA Champions League do të zhvillohen në orare tjera, jo në kohën e zakonshme 20:45.
Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 18:55 dhe ora 21:00, një lëvizje kjo që është bërë për shkak të të drejtave televizive/albeu