Koreja e Veriut vazhdon të përfaqësojë një kërcënim të rëndë dhe të menjëhershëm, vlerësoi sot në raportin e saj vjetor Ministria japoneze e Mbrojtjes, që qëndron mosbesuese pavarësisht përparimeve diplomatike të muajve të fundit.
Vitin e kaluar, ky libër i bardhë ishte botuar në një kohë kur tensionet me Phenianin ishin në maksimum, kur kryheshin lëshime raketash balistike dhe teste bërthamore.
Megjithatë, Lojërat Olimpike Dimërore, të organizuara në Korenë e Jugut, sollën një afrim spektakolar që kulmoi me një samit historik të organizuar më 12 qershor në Singapor mes Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un.
Megjithatë, Tokio vazhdon të mbajë një pozicion të pandryshuar, ku sipas këtij raporti “nuk ka ndryshim në konstatimin tonë për kërcënimin që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat koreanoveriore për sigurinë e Japonisë”.