2-2 i djeshëm ndaj Torinos përfaqeson një barazim të hidhur për Interin.
Zikalterit ishin ata që kaluan në avantazh të parët dhe e dyfishuan atë me Perisic dhe De Vrij që shenuan nga një gol, por falë blackout në pjesën e dytë, gjithcka u barazua.
Sot, Spalletti ka anulluar ditën e pushimit dhe ka drejtuar një stërvitje që nuk ishte parashikuar në orën 11:00.
Stërvitja e sotme ka pasur dy “tema”: në fillim ka pasur punë në palestër ku lojtarët kanë zhvilluar ushtrime shkarkuese.
Ndërsa tema e dytë ka pasur të bëjë më shumë me anën mentale të lojtarëve, një difekt i dukshem i djemve zikaltër. Spalletti ka tentuar ti zgjojë.
Por Sport Mediaset më pas tregon se ka edhe precedentë të tjerë pa fitore në ndeshjet e para për zikalterit: një pikë në dy ndeshje ka fituar edhe Interi i de Boer dhe ajo e Gasperinit, të dy tranjerët më pas u shkarkuan nga klubi.
Kështu, Spalletti sipas medias italiane i ka vendosur një detyrë vetes: të zgjojë lojtarët dhe të punojë nga ana psiqike e lojtarëve të tij që në momente të caktuara gjatë ndeshjes por edhe gjatë sezonit bllokohen dhe nuk shprehen dot në fushë.
Të shtunën do të ketë një ndeshje tjetër shumë të rëndësishme e aty do të shihen rezultatet e para.