“Telenovela” Modriç do të luajë sonte aktin e fundit, për t’u vendosur përfundimisht edhe e
ardhmja e mesfushorit kroat, që është ende e ndarë mes Madridit dhe Milanos.
Kroati do të takojë sonte presidentin e realit, Florentino Perez dhe ka ndërmend t’i kërkojë
argimin drejt Interit, ku ka gati një kontratë 4- vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh nësezon.
Nga ana tjetër, është e vështirë që Perez të pranojë, sepse ka kalaur një verë të “hidhur” në
merkato, pasi ka parë ta refuzojnë shumë trajnerë e lojtarë.
Gjithsesi, sonte është edhe afati i fundit, pasi nesër në orën 20ÿ00 mbyllet merkatoja në
Serinë A dhe nëse transferimi duhet të kryhet, atëherë miratimi duhet të vijë pikërisht në këtë takim.
Tifozët zikaltër vijojnë të shpresojnë në afrimin e kroatit, që do të “hapte oreksin” e tyre për këtë sezon, por gjithsesi situata duket e vështirë, pasi shanset më të mëdha janë që Perez të konfirmojë vullnetin e tij për të mos e lejuar largimin e Modriç.