Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për një zgjidhje kompromisi midis Serbisë dhe Kosovës. Ishte ky mesazhi që mori nga vizita në Washington ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili u shpreh i kënaqur për gatishmërinë e administratës amerikane për të dëgjuar qëndrimin e Serbisë.
Daçiç u shpreh shumë i kënaqur me bisedimet që kishte në Washington me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Wess Mitchell dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.
“Për herë të parë, këtu i citoj fjalët, ata janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje kreative për problemet e mundshme, përfshirë Kosovën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne”.